“Keneta e Velipojes” rrit siperfaqen! Ujerat e Fushes se Nenshkodres perfundojne ne Mali Kolaj

0
1614

Një sipërfaqe prej 50 hektarë toke është mbuluar nga uji tek Ura e Gjon Lulit, ne fushën e Nënshkodrës. Ne fakt kjo sipërfaqe do te ishte shume me e madhe por, fale përfundimit te punimeve kryesore për ndërtimin e urës se re, është zhbllokuar kolektori kryesor i evadimit te ujerave drejte kënetës.

Kjo është pjesa fundore e fushës se Nënshkodrës ku grumbullohen ujera te shumta dhe, për pasoje, qëndron e përmbytur  mbi 10 dite kur nuk ka reshje shiu. Është kjo arsye qe fermerët e Trushit dhe te Malit te Jushit e shfrytëzojnë këtë kryesisht për kullotjen e bagëtive, pasi te mbjellat rrezikohen nga prania e ujit gjate dimrit.

Ne këtë zone bashkohen disa kolektorë qe përshkojnë tokat e fermerëve te Bushatit, Trushit dhe Dajçit, për te përfunduar ne kënetën e Mali Kolaj.  Me një intensitet me te larte reshjesh dhe prurjesh ujore te kolektorëve, sipërfaqja qe përmbytët këtu i kalon 5000 hektarë. Kjo për shkak te dëmtimit te sistemit te bonifikimit dhe kanalizimeve, gjë qe ka çuar serish jo vetëm ne  kthimin ne kënetës se Mali Kolaj por, ç’eshte me e keqja, ne zgjerimin e sipërfaqes se kësaj kënete  ne tokat e Malit te Jushit dhe Trushit.

Është kjo arsyeja qe me përfundimin e rrugës Shkoder – Velipoje, është mese e domosdoshme ndërhyrja me një projekt bonifikimi, ndryshe nuk duhet te çuditemi për rikthimin e kënetës jo vetëm gjatë dimrit, por edhe ne vere.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here