Ministrja Gjonaj thirret në interpelancë, me ton recitativ i drejtohet opozitës: Ju doni sherr…

0
607

 

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj është thirrur sot në një interpelancë për ekstradimin e Nezar Seitit, financierit të bandës së Habilajve.

Me ton recitativ Gjonaj i tha opozitës se donte thjesht një motiv për sherr ndërsa deputetja e PD Oriola Pampuri apo Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Edmond Spaho nuk mbanin dot të qeshurat nga mënyra se si fliste ministrja e që i ngjante në fakt një recitimi.

“Jam thirrur për një motiv politik por kur e kam marrë këtë detyrë kam patur edhe unë motivin tim të mirfilltë politik kështu që sa më shumë për t’ju përballur argumentave, ky është një rast mjaft i mirë për të përballur motivet, edhe pse jemi përballë njëri-tjetrit. Ju jeni përballë meje sepse kërkoni jë sallë që nuk e keni, një arsye të radhës për një sherr të radhës. Unë përballë jush jam këtu sot, sepse kam kauzën e kësaj qeverie: që është reformimi i drejtësisë dhe jam në konflikt me ju sepse ju jeni në konflikt me reformën në drejtësi, jo thjesht me qeverinë. Kur fillova të jap kontributin tim për reformën në drejtësi, nuk isha as deputete as aktiviste partie por isha thjesht një eksperte me qëllim të mirë dhe besoja fort te nevoja ulëritëse e kësaj reforme. Motivi im ishte dhe qytetar dhe profesional, Rrugës duke parë si politika juaj u kthye në armë kundër reformqës në drejtësi dhe ju në ushtarë të një beteje pa asnjë parim profesional, kundër refromës në drejtësi, motivi im për tu përballur me ju u bë kazuz.

Sepse politika në fund për këtë vlen. Për t’u bashkuar me ata që mendojnë si ti kundër atyre që bien ndesh. Diplomën e drejtësisë e kam , mundimit të vecantë nuk ia përtoj por në këtë rast duhet vetëm një sens drejtësie që unë e kam brenda motivit tim politik ndërsa juve fatkeqësisht motivi politik ua përjashton si pikë referimi qysh prej ditës që kundërshtuat cdo ndryshim për sistemin e kalbur të drejtësisë që ne po përmbysim hap pas hapi”, tha Gjonaj ndër të tjera në fjalën e saj.

dep.jpg

dep2.jpg

gjonj.png

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here