“Parandalimi i emigrimit dhe trafikimit te qenjeve njerzore”, takim mes perfaqesuesve te Ambasades Angleze dhe aktoreve vendor

0
863

Perfaqesues te ambasades se britanise se madhe kane zhvilluar nje takim ne prefekturen e Shkodres me aktore te niveleve qendrore e lokale te cilet jane angazhuar per mbrojtjen e trafikimit te qenjeve njerzore dhe emigrimin e paligjshem te shqiptareve drejt Anglise.

Takimi eshte mbajtur larg kamerave, megjithate burime prane takimit bejne me dije se jane referuar 48 raste nga metropoli verior te cilet kane tentuar te shkojne ne menyra te ndryshme drejt anglise, e po ashtu ka patur edhe nje viktime te trafikimit, nje vajze minorene ku rasti ne fjale me pas eshte kordinuar me policite e dy vendeve per ti dhene zgjidhje.

Perfaqesues te ambasades kerkuan nga Komiteti i Luftes Kunder Trafikut te Qenieve Njerezore me shume informacion dhe nje strategji te mirepercaktuar per parandalimin e rasteve te viktimave te trafikut  por edhe te tentativave per te kaluar ne mbreterine e bashkuar. Pasi vitet e fundit Anglia ka qene nje nder destinacionet me te shigjetuara nga azilkeruesit shqiptar.

Te pranishem ne takim pervec komitetit rajonal te mbrojtjes nga trafikimi te qenjeve njerzore ishte edhe drejtori i policise se qarkut Shkoder Gjovalin Loka, si dhe perfaqesues te zyres se migracionit, drejtorise se sherbimeve sociale, prefektura Shkoder si dhe perfaqesues te drejtorise rajonale arsimore. Bashkepunimi i te gjithe ketyre hallkave, synon qe ti jape zgjidhje jo vetem ndalimit te emigracionit te paligjshem por edhe trafikimit te qenjeve njerzore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here