Sërish telashe për Alfred Pezën, krimet e rënda nisin procedimin penal…

0
556

 

Telashet nuk kanë mbaruar për ish-deputetin e PS Alfred Peza.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka regjistruar procedimin penal ndaj ish-deputetit. Peza akuzohet për fshehje të ardhurash. Sakaq, mësohet se pas shortit çështja i ka kaluar gjyqtarit Klodian Kurushi. Kujtojmë se çështja e ish-deputeti kaloi te Krimet e Rënda pasi Gjykata e Lartë shpalli moskompetencë.

Hetimet ndaj deputetit socialist nisën në janarin e vitit 2017, kur në media u bë publike blerja e aksioneve në bankën e nivelit të dytë nga bashkëshortja e Pezës me vlerë 113 milionë lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here