Wednesday, April 24, 2024
Home Kronika U denua per vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Larte ne Turqi...

U denua per vrasjen e Azem Hajdarit, Gjykata e Larte ne Turqi i thote PO ekstradimit te Izet Haxhise ne Shqipëri

0
1405

Gjykata e Lartë në Turqi miraton ekstradimin në Shqipëri të Izet Haxhisë. Ai u dënua me 25 vjet burg në mungesë për vrasjen e Azem Hajdarit në shtator 1998 dhe jetonte në Turqi me statusin e azilantit politik.

E çuditshme që u kujtuan pas 12 vitesh për ekstradimin e tij dhe tashmë që janë arrestuar peshqit e mëdhenj” deklaroi Haxhia ne nje prononcim per tv News 24 duke pranuar se ishte njohur sot me vendimin e gjykatës.

Gjatë gjithë këtyre viteve Haxhia dhe Berisha kanë shkëmbyer akuza të forta për njëri tjetrin.

Vrasja e Azem Hajdarit

Deputeti i Partisë Demokratike, Azem Hajdari, u ekzekutua mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, pak metra larg selisë së PD-së në kryeqytet. Nga breshëritë e plumbave gjeti vdekjen dhe truproja i tij, Besim Cera nga Dibra.

Për vrasjen e ish-liderit të dhjetorit u akuzuan dhe u denuan Jaho Mulosmani si dhe tre vëllezërit, Izet, Ismet dhe Isamedin Haxhia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here