1 ditë pas ultimatumit të Arta Markut, superaksion në Durrës, arrestohen 10 persona…

0
1668

 

Vetëm 1 ditë pas vizitës së Kryeprokurores Arta Marku në Durrës, policia dhe prokuroria e qytetit bregdetari kanë ndërmarrë një aksion. Mësohet se aksioni është kryer për shkak të falsifikimeve të certifikatave të pronësisë.

Janë arrestuar mbi mbi 10 persona për falsifikime. Ndërsa askion është bërë në zonën e Ishmit dhe të Lazit. Sakaq, skema e falsifikimit të certifikatave të pronësisë është e njëjtë më atë që ndodhi pak muaj më parë në Spille.

Ndërsa Prokuroria dhe Policia e Durrësit do të mbajën një konferencë për shtyp në orën 10:00.

Kryeprokurorja Arta Marku në analizën zhvilloi dje në Prokurorinë e Durrësit ka deklaruar se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive. Sipas Markut në Durrës po rritet agresiviteti i grupeve kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here