Sunday, January 26, 2025
Home Politikë Donald Lu: Politikanët majtas dhe djathtas kanë frikë nga reforma në drejtësi

Donald Lu: Politikanët majtas dhe djathtas kanë frikë nga reforma në drejtësi

0
697

Kuvendi nuk arriti të miratonte as në seancën e sotme listën për anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ambasadori amerikan Donald Lu deklaroi se politika shqiptare dështoi sërish duke mos miratuar listën, por thekson se “ka besim më shumë tek përzgjedhja rastërore”.

Në një reagim në Facebook, ambasadori thotë se politikanët nga e majta dhe nga e djathta kanë frikë nga reforma në drejtësi.

Pas dështimit të raundit të tretë të votimit në Parlament, tashmë anëtarët e KLGj-së dhe KLP-së do të përzgjidhen në mënyrë rastërore me gogla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here