Deputeti i PD, Flamur Noka e quajti një farëse të turpshme procesin e zgjedhjes se anëtarëve të KLP dhe KLGJ. Flamur Noka tha se Rama mori drejtësinë. Ai hodhi edhe akuza mbi ambasadoren e BE në Shqipër Romana Vlahutin se i shërben Edi Ramës.
Flamur Noka: Sot iu vu vula që drejtësia është e kapur dhe sot Shqipëria ka një oligark zyrtar, ai është Edi Rama. Ai kontrollon ekzekutivin, legjislativin, një pjesë të medias, kontrollon sot pas farsës së votimit të Prokurores dhe ditës së sotme i ështrë vënë vula që ai është edhe kryeprkuror dhe kreu i drejtësisë. Kjo çfarë ndodhi sot është një farëse e turpshme.
Ilva Tare: Po ndërkombëtarët pse e mbështesin një proces të tillë?
Flamur Noka: Zonja Vlahutin unë kam dyshim është punonjës e BE në Tiranë apo është punonjës e Tiranës zytare në BE.
Ilva Tare: E mendoni seriozisht këtë
Flamur Noka: E mendoj shumë seriozisht dhe me bindje të plotë
Ilva Tare: Do ta thonit nëse nuk do ishit në strukturat e PD?
Flamur Noka: Do ta thoja kudo që të isha, e ka demonstruar qartësisht
Ilva Tare: Çfarë do të thotë kjo se ajo është ambasadore e BE në Tiranë?
Flamur Noka: Shumë mirë, ajo rrogën e merr nga BE, por për të shërbyer i shërben Edi Ramës
Ilva Tare: Po për ambasadorin e Amerikës vlen kjo analogji?
Flamur Noka: Nuk kishte si shpjegohej ndryshe, gjithë këtë kohë Shqipëria në hashash valonte dhe ajo fshihej, Shqipëria krim dhe korrupsion dhe ajo përgëzonte. Nuk ka si shpjegohet ndryshe. Në kemi punë me qeverinë. Qeveria ka shkellur kushtetutën me të dyja këmbët.