Drejtori i Policisë së shtetit Ardi Veliu, takim në policinë dhe prokurorinë e Shkodrës…

0
778

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kryer sot një vizitë blic në Shkodër, duke u shënuar kështu si takimi i parë jashtë Tiranës, nën cilësinë e drejtorit të sapozgjedhur.

Fillimisht, Veliu është ndalur në Drejtorinë vendore ku ka përgëzuar strukturat policore për operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale, e sidomos operacionin e djeshëm ku në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ranë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se i kanë bërë atentat me tritol biznesmentit Lul Kulla.

Më pas, drejtori i përgjithshëm është drejtuar në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës, ku ka qëndruar për 30 minuta.

Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Shkodrës dhe ajo e Elbasanit janë ndaluar 7 persona, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Copjan, Argel Lulajn dhe Bruno .H.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here