Media botërore, jehonë ligjit për vetingun në Policinë e Shtetit

0
693

Media e huaj i ka bërë jehonë të ndjeshme lajmit për vettingun në Policinë e Shtetit, pas miratimit ditën e mërkurë të projektligjit përkatës në një mbledhje të qeverisë. Lajmi ka gjetur vend në gazetat më të mëdha amerikane dhe botërore, me burim agjencinë prestigjoze

“Associated Press”, e cila ka bërë një raport nga Tirana. Në “A.P.” lajmi është publikuar nën titullin: “Shqipëria kërkon të pastrojë forcat e policisë nga ‘mollët e kalbura’.”

Nga një kërkim në google rezulton se përveç “A.P.” lajmi është postuar nga Nju York Tajms, Foks News, Abc News, Uashington Post e qindra media të tjera mbanë globit. Ngjarja ka bërë përshtypje për shkak se një reformë e tillë rrallë mund të jetë ndërmarrë në ndonjë trupë policie. Në shkrim citohet zv.ministri i Brendshëm Julian Hodaj të thotë se “do të largojmë disa individë të përfshirë në krime, korrupsion ose për mungesë profesionalizmi”.

Në artikull përmendet fakti që procesi i Vettingut është në zhvillim edhe në radhët e sistemit të drejtësisë. Ndërsa thekson se “korrupsioni e ka molepsur keq Shqipërinë post-komuniste dhe ka qenë shkatërrimtar për institucionet demokratike.”

Në shkrim përmendet gjithashtu fakti që procesi i vettingut prek të gjithë trupën prej 13 mijë efektivësh të Policisë së Shtetit. P/ligji i miratuar në mbledhje të qeverisë, pritet të kalojë në filtrat kuvendore deri sa të miratohet përfundimisht dhe të nisë efektet e tij. Sipas p/ligjit, subjekt i tij do të jetë, përveç gjithë trupës policore, edhe efektivët e Gardës së Republikës, e po kështu edhe punonjësit e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat”.

Një nga qëllimet e shpallura të ligjit është “është promovimi i njerëzve të ndershëm, të aftë dhe të përkushtuar”. Komisionet e vetingut do të jenë transparentë dhe do të monitorohen nga misionet e huaja partnerë të Policisë së Shtetit. Sipas zv.ministrit Hodaj, “ky draft u hartua me bashkëpunimin me misionet që asistojnë Policinë e Shtetit, PAMECA dhe ICITAP”. Ligji dhe vetë procesi i “vetingut” në radhët e Policisë së Shtetit ishte një nga premtimet publike që bëri Ministri Xhafaj pas marrjes së mandatit qeverisës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here