Ngjarjet e fundit sjellin ne Shkoder drejtorin e pergjithshem, Veliu, detyra te qarta per policine dhe prokurorine me qellim luften ndaj kriminalitetit

0
1125

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka kryer sot një vizitë blic në Shkodër, duke u shënuar kështu si takimi i parë jashtë Tiranës, nën cilësinë e drejtorit të sapozgjedhur.Fillimisht, Veliu është ndalur në Drejtorinë vendore ku ka përgëzuar strukturat policore për operacionet e fundit për goditjen e grupeve kriminale, e sidomos operacionin e djeshëm ku në bashkëpunim me policinë e Elbasanit ranë në pranga 3 persona, të cilët dyshohet se i kanë bërë atentat me tritol biznesmentit Lul Kulla.

Më pas, drejtori i përgjithshëm është drejtuar në ambientet e Prokurorisë së Shkodrës, ku ka qëndruar për 30 minuta.Në kuadër të këtij operacioni të zhvilluar nga policia e Shkodrës dhe ajo e Elbasanit janë ndaluar 7 persona, ndërsa tre prej tyre janë arrestuar. Bëhet fjalë për Endri Copjan, Argel Lulajn dhe Bruno .H.

Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.Mesohet se drejtori I pergjithshem I policies se shetetit ka lene detyra te posacme per policine e shkodres si dhe prokurorine e rrethit, ku mes te tjerash ka kerkuar me shume bashkepunim ne goditjen e grupeve kriminale. Ashtu sikurse tashme eshte bere tradite, funksionaret e larte zgjedhin qe te jene larg mediave.

Ndersa I vetmi person me te cilin ka biseduar ne ambjentet e jashtme te prokurorise ka qene Ndoc Mollaj nga njesia administrative Vau dejes. Molla prej 13 vitesh endet ne dyert  prokurorise, por sipas tij se shpejti do te kete nje takim me drejtorin e pergjithshem te policies

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here