Pa dekolte dhe minifunde, Ardi Veliu me rregulla të reja, ja çfarë iu kërkon policeve

0
897

 

Që nga data 5 shkurt, Ardi Veliu u emërua si kreu i Policisë së Shtetit. Me të marrë detyrën ai ka vendosur edhe rregulla të reja. Rregullat që Veliu ka vendosur fokusohen në  komunikim dhe veshje të punonjësve.

“Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmisha e bluze dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, me taka të larta dhe xhinse në formë streçesh, tuta apo veshje të tejdukshme. Ndërsa kërkon që të evitohen qëndrimet e pajustifikuara në lokale.”, mësohet se ka dhënë urdhër Veliu.

Duke u ndalur tek urdhri i parë që mban firmën e tij, i cili përmban 14 pika, duket se efektivët, kryesisht ata civilë, nuk do e kenë më atë lirshmërinë në veshje si më parë.

Këtë urdhër, Veliu e arsyeton në këtë formë: Nisur nga nevoja për të përmirësuar zbatimin e rregullave të brendshme në Policinë e Shtetit në aspektin e komunikimit, përdorimit të uniformës në punë si dhe zbatimit të disiplinës formale (orari zyrtar)në punë; Me qëllim, zbatimin e rregullave të brendshme të komunikimit, respektimit të hierarkisë, paraqitjes së jashtme, prezantimit me etikë brenda strukturave dhe me publikun, zbatimit të orarit zyrtar të punës nga punonjësit e Policisë së Shtetit dhe përmirësimin e performancës së strukturave qendrore e vendore të Policisë së Shtetit.

Në urdhrin e tij, Ardi Veliu kërkon që punonjësit e Policisë të zbatojnë standardet më të larta të sjelljes etike në përputhje me vlerat e integritetit, të paanshmërisë dhe profesionalizmit, duke shmangur çdo sjellje joetike dhe të pahijshme. Kërkon mirëmbajtjen e uniformës dhe zbatimin e orarit zyrtar të punës.

“Punonjësi i Policisë është i detyruar të paraqitet në punë dhe të zbatojë orarin zyrtar të punës. Paraqitja në punë duhet të jetë e përshtatshme dhe e tillë që të shprehë kujdesin dhe seriozitetin e vazhdueshëm për anën e tij pamore, nivelin e domosdoshëm të pastërtisë personale dhe plotësimin e kërkesave të domosdoshme të veshjes në ambientet e punës”, thuhet në urdhrin e Veliut, shkruan Panorama.

Ndërsa ndalet edhe tek ata punonjës civilë, që nuk e kanë domosdoshmëri mbajtjen e uniformës së Policisë. Për drejtorët, veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë, kurse për punonjësit e tjerë meshkuj, paraqitja duhet të jetë me xhaketë, pantallona serioze, këmishë dhe kollare.

Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmisha e bluze dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, me taka të larta dhe xhinse në formë streçesh, tuta apo veshje të tejdukshme. Ndërsa kërkon që të evitohen qëndrimet e pajustifikuara në lokale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here