Kryeprokurorja e Përgjithshme Arta Marku do të vizitojë sot Fierin dhe Vlorën, ku do të marrë pjesë në analizat vjetore të Prokurorive.
Mësohet se Marku pritet të mbërrijë në Fier në orën 11:00 dhe më pas në Prokurorinë e Apelit në Vlorë në orën 13:00.
Kjo vizitë e Kryeprokurores vjen një ditë pas asaj të Durrësit ditën e djeshme. Marku deklaroi në Prokurorinë e Durrësit se prokurorët nuk duhet të ndalen vetëm me hetimin e veprës penale korruptive por duhet të thellojnë hetimin pasuror të subjektit të vepres penale në lidhje me asetet që kanë në burim të ardhura kriminale nga veprimet korruptive.
Ndërsa kjo vizitë i dha efektet e menjëheshme ditën e sotme ku pas një aksioni u arrestuan 4 ish-zyrtarë të akuzuar për “shpërdorim detyre”.