Friday, April 19, 2024
Home Aktualitet Prokurorja e përgjithshme Marku: Janë frenuar referimet dhe hetimet në fushën e...

Prokurorja e përgjithshme Marku: Janë frenuar referimet dhe hetimet në fushën e korrupsionit

0
723

Kur në çdo cep trumbetohet lufta e korrupsionit dhe reforma në drejtësi, kryeprokurorja Arta Marku ka bërë një deklaratë të fortë nga qyteti i Fierit:

“Është konstatuar një frenim i referimeve dhe i hetimeve të veprave penale në fushën e korrupsionit”

“Kjo tregon për një mosbashkëpunim ndërmjet prokurorisë, shërbimeve të policisë gjyqësore dhe agjencive të tjera ligjzbatuese” vijon njoftimi i përcjellë nga zyra e shtypit e kësaj prokurorie.

Ndërkohë ndëshkimi sipas ligjit dhe ndërgjegjësimi qytetar janë, dy përbërës që plotësojnë njeri-tjetrin dhe që do të çlirojnë shoqërinë nga korrupsioni.

Numer i paperfillshem i hetimeve per evazion fiskal

Prokurorja e Përgjithshme vijoi sot me analizën në qytetin e Fierit ku tërhoqi vëmendjen për numrin “jashtëzakonisht të papërfillshëm ” në fushën e tatim-taksave ndërkohë që sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.

“Rrethi i Fierit është një nga ekonomitë më të mëdha të vendit. Në Fier operojnë në tregun privat një numër i madh kompanish duke përfshirë në sektorin e naftës dhe gazit. Për vitin 2017 janë hetuar një numër jashtëzakonisht i papërfillshëm në fushën e tatim-taksave, ndërkohë që jemi të vetëdijshëm se sjelljet që cënojnë legjisalcionin tatimor janë të shumta dhe shpesh të ndëshkueshme penalisht.”

Marku nënvizoi dhe vëmendjen tek hetimet për evazion fiskal të cilat nuk mund të kryhen pa pasur bashkëpunëtor nëpunës publikë të administratës tatimore

Fshehja e të ardhurave nuk mund të realizohet nga subjektet tregtare pa patur ndihmën dhe bashkëpunimin e nëpunësve të administratës tatimore, të cilët shpeshherë misionin e tyre, atë të mbledhjes së të ardhurave për Buxhetin e Shtetit, e shkëmbejnë me përfitime personale.

Krahas hetimeve ndaj subjekteve që priren të kryejnë evazion fiskal duhet përqëndruar vëmendja te nëpunësit publikë të administratës tatimore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here