Rama-komentuesit: Unë them të vërtetën të pëlqen ty s’të pëlqen ty

0
750

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në faqen e tij në “Facebook” pas deklaratës së tij për kanionet e Osumit. Një nga qytetarët i ka kërkuar llogari kryeministrit duke mos kursyer kritikat ndaj tij.

 

Ai i kërkon të mos luajnë me fatin e njerëzve sepse i detyrojnë të largohen, e për më tepër të mos përdorë më si justifikim se fajin e ka qeveria e mëparshme. Por kryeministri Rama i përgjigjet se kjo është e vërteta dhe se punon natë e ditë për Shqipërinë.

REPLIKA
Komentues: Pse gjithmonë e çoni muhabetin si doni vetë? Qytetarët protestuan, u indinjuan dhe nuk u ankuan te portali juaj qeveritar! Edhe mos e përdor të gjithë këtë politikisht! Qeveria e mëparshme? Ke 5 vjet në qeveri ore Zotëri! Tani nuk mund të thuash më që fajin e ka Saliu! Por Saliu mundet të thojë që faji është i joti!

Mos luani me fatin e njerëzve! Po na detyroni të largohemi! Do e keni të gjithë Shqipërinë për vete! Por nuk e di si do ja bëni me taksat dhe do ju mungojnë paratë…apo keni kursyer për këtë ditë ju?

Edi Rama: Ilir, qetësohu i dashur, unë them të vërtetën të pëlqen ty s’të pëlqen ty! Dhe e vërteta është siç po ta them unë, jo siç do ti (!), sepse po, sinjali i parë edhe nga Platforma e Bashkëqeverisjes dhe pastaj folën edhe të tjerë! Dhe po, procedura ishte e nisur me kohë, kjo është e vërteta, do ti nuk do ti! Sa për Shqipërinë atë nuk ma tregon dot as ti dhe askush tjetër, sepse unë punoj ditë natë, me mish e me shpirt për Shqipërinë dhe ishalla e do ti Shqipërinë sa e dua unë, se më shumë nuk ka shans!

Rama komente

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here