Vazhdon operacioni “Porosia”, arrine ne 9 numri i te arrestuarve , shpërthimi i 13 janarit ne Shkoder

0
1830

Operacioni  policor “Porosia” qe filloi dy dite me pare ne Elbasan, por qe ka lidhje me ngjarjen e rende te 13 janarit ne Shkoder ku nga shpërthimi i 400 grameve  tritol ne Rus u plagos rende Lulzim Kulla si dhe 8 qytetare te tjere, ka vijuar edhe paradreken e dites se premte. Policia njoftoi arrestimin e Erges Lipo, 30 vjeç, nga Pogradeci. Arrestimi i këtij shtetasi u be pasi polIcia dyshon se ai ka konsumuar vepren penale “Prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve luftarake, municionit dhe lendeve eksplozive, te kryera ne bashkëpunim”.

Me kete arrine ne 9 –te numri i personave te arrestuar ne zonen Elbasan – Pogradec 48 oret e fundit, te cilet po  hetohen per implikime ne ngjarjen e 13 janarit te ketij viti ne  Rus te qytetit te Shkodres, e cila mori përmasat e nje akti terrorist. 3 prej te arrestuarve Endri Çopja, 29 vjeç, Argel Lulaj 31 vjeç dhe Serxho Teta 24 vjeç, nga Elbasani, akuzohen per shpërthimin e tritolit ne Shkoder dhe pengim te zbulimit te se vertetes.

Per keta persona Gjykata e Shkodres kishte caktuar masen “Arrest me burg ne mungese”, por tani qe jane arrestuar se shpejti do te dalin para trupit gjykues. Ndersa 6 personat e tjere te operacionit “Porosia” hetohen ne Elbasan, dhe ne vartësi te rezultateve te hetimeve do te analizohet implikimi i tyre ne ngjarjen e 13 janarit ne Shkoder.

Ne fakt edhe nje dite me pare, Prokurori i Shkodres, Anton Martini, kur se bashku me Drejtorin e Policise , Gjovalin Loka, njoftuan per 3 te arrestuarit nga Elbasani per shperthimine tritolit ne Shkoder, la te kuptoje se operacioni vazhdon. Fakti qe ka edhe nje te arrestuar ne Pogradec paradreken e dites se premte, konfirmon parashikimin e prokurorit Martini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here