Gjykata e Krimeve të Rënda nuk mundi të zhvillonte këtë të premte seancën e parë të procesit në ngarkim të Fadil Kasemit, i akuzuar për vrasjen e ish bashkshortës së tij Fildese Havizi. Shkak është bërë mungesa e avokatëve të të akuzuarit, ndërkohe që Kasemi u përball edhe me shoferin që mori peng ditën e ngjarjes.
Ka nisur me shtyrje në Gjykaten e Krimeve të Rënda seanca e parë e procesit në ngarkim të Fadil Kasemit, i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij gjyqtare, Fildeze Hafizi. Shkak për shtyrjen e gjyqit është bërë mungesa e avokatëve, të të akuzuarve të cilët megjithëse kishin marrë njoftim nuk ishin paraqitur.
Por ndonese procesi nuk u zhvillua Kasemi u përballë ne gjykatë me Klodian Tafën, shoferin e furgonit që mori peng ditën e ngjarjes.
Seanca e radhës është caktuar nga trupi gjykues me 16 shkurt, por vëtë i pandehueri nuk ishte dakort me këtë datë pasi deklaroi se po në këtë dite kishte edhe procesin për kujdestarinë e dy fëmijëve.
Pak muaj më parë, Kasemi ekzekutoi me armë zjarri bashkëshorten e tij gjyqtare në një zonë të populluar të Tiranës, pas disa problemesh që kishin pasur më heret në familje. Pas eskpertizës së bërë në gjykatë Kasemi rezultoi i aftë menderisht.