Basha: Po lobojmë që Shqipërisë t’i hapen negociatat me BE…

0
615

 

Lulzim Basha kreu i PD dhe opozitës së djathtë në Shqipëri ka përshëndur raportin e BE për strategjinë e zgjerimit e cila sipas tij konfirmon vullnetin e organizatës për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit.

Në një status në rrjetin social Facebook Basha deklaruar se ai dhe bashkëpunëtorët e tij kanë lobuar dhe vazhdojmë të punojnë me partnerët europianë që Shqipërisë t’i hapen negociatat.

“Ne duam që negociatat të hapen edhe pse vendi përballet me shqetësime të rënda dhe serioze nga një sërë vendesh anëtare të BE-së në lidhje me krimin dhe drogën me origjinë nga Shqipëria dhe me emigracionin e paligjshëm nga bashkëqytetarët tanë që kanë humbur shpresën dhe mundësitë të jetojnë në Shqipëri” shkruan Basha në rrjetin social Facebook.

“Ne shpresojmë që këto probleme të mos ndikojnë në vendimin për negociatat nga vendet e BE-së dhe të mos pengojnë hapjen e tyre” shton ai.

Për liderin e opozitës shqiptare përtej këtij vullneti politik, strategjia ngren probleme serioze dhe vë gishtin mbi plagët kryesore që ka vendi ynë. “Raporti flet qartë dhe më forcë për kapjen e shtetit nga interesat private dhe lidhjet mes krimit të organizuar dhe qeverisjes, për probleme të rënda dhe serioze të korrupsionit, për shkeljen e të drejtave të njeriut dhe lirisë së medias, për ekonomi jokonkuruese që duhet të reformohet thellësisht, për mungesën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe për shtypjen e rolit të opozitës politike” shkruan Basha.

Sipas tij raporti është një radiografi e trishtuar e realitetit shqiptar dhe disa vendeve të tjera të Ballkanit.

“Strategjia bën thirrje për ndryshime dhe transformime të vërteta demokratike për daljen nga ky realitet dhe thekson se procesi i integrimit nuk është proces mekanik por proces përqafimi real të vlerave dhe standarteve politike dhe ekonomike europiane” shkruan Basha.

“Me këtë rast dua të theksoj vullnetin e Partisë Demokratike dhe timin për të ndryshuar politikën dhe ekonominë shqiptare duke përqafuar standardet dhe vlerat europiane, me qëllim futjen e Shqipërisë në BE brenda një dekade” përfundon kreu i PD Lulzim Basha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here