Një grup shkencëtarësh të NASA-s pretendon se brenda 20 viteve të ardhshme, do të mund të zbulohet nëse jemi të vetëm apo jo në univers.
Kur Plutoni u zbulua në vitin 1930 u konsiderua diçka e jashtëzakonshme për shkencën, mirëpo sot, edhe për shkak të zhvillimeve teknologjike, zbulohen me qindra dhe mijëra planete në sisteme të tjera yjore.
Me përdorimin e teknologjisë më të lartë, në ditët e sotme janë zbuluar rreth 3,500 planete që mund të jenë si Toka.
Të mërkurën u zbulua një planet, 11 vite dritë larg dhe konsiderohet si vendi më i përshtatshëm për zhvillimin e jetës aliene.
Shkencëtarët e NASA-s mendojnë se vendet ku mund të gjenden alienët janë hëna akullnajore Encedalu e Saturnit dhe hëna akullnajore Europa e Jupiterit.
Ata janë aq të bindur se në hënën Europa ka diçka, sa kanë dërguar një anije kozmike për të vërtetuar nëse ka jetë aliene në liqenet e saj akullnajore.