Krahas kontrolleve per ndalimin e konsumimit te duhanit ne ambjente te mbyllura, inspektoriati shteteror shendetesor gjate muajit shkurt ka ndryshuar objektiv duke u perqendruar tek inspektimet ne fabrika te cilat kane 15 punonjes, kryesisht fasonerite por ne vemendje jane edhe fabrikat qe prodhojne dhe tregtojne pije alkolike. Tyli ben me dije edhe dokumentet qe keto fabrika duhet te kene
Ndersa laboratoret shteterore apo private jane inspektuar gjate muajit janare, ku Tyli thote se pergjithsisht kane qene ne kushte standarte duke patur edhe dokumentacionet perkatese
Ne vitet e shkuara fasonerite por edhe fabrikat e prodhimit te pijeve alkolike kane qene ne jo pak raste problematike persa i perket plotesimit te kushteve. Tashme do te pritet perfunimi i punes ne terren te inspektoreve per te pare nese ato i kane permiresuar kushtet apo mbeten ne te njejtin stad.