Një 36-vjeçar shqiptar u kap nga policia italiane në Ragusa pasi në makinën e tij iu gjet 11 gram kokainë.
Nuk bëhet i ditur identieti i shqiptarit, por mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke ecur me shpejtësi me makinë. Raportohet se shqiptari ka shfaqur shenja nervozizmi në momentin kur po kontrollohej nga policia.
Gjatë kontrollit policia i gjeti në sediljen e makinës sasinë e kokainës.
Shqiptari u vu në arrest shtëpie deri në pritje të gjykimit.