Izet Haxhia: Vrasja e Azemit ishte e paramenduar, disponoj tabulate telefonike që tregojnë se …

0
2024

Izet Haxhia thotë se vrasja e Azem Hajdarit ishte e paramenduar, dhe sipas tij, deri më tani është zbardhur vetëm një pjesë e saj. Izet Haxhia tha, se sapo të ekstradohet në Shqipëri do të kërkojë hapjen e dosjes. Ai thotë se disponon disa tabulate telefonike, që do të çojnë drejt zbardhjes së ngjarjes.

Izet Haxhia thotë se në këtë ngjarje janë përshirë shumë, segmente, mes tyre edhe shërbimet sekrete.

PJESE NGA INTERVISTA
Kur deklaroni se vrasja e Azem Hajdarit nuk është zbardhur, çfarë faktesh dispononi ju që nuk kanë dalë deri tani? Pasi është një vrasje e veshur me mister thoni ju. 
Çështja “Hajdari” është zbardhur pjesa e ekzekutorit, pasi një ka qenë. Por kjo është një çështje shumë e komplikuar, në të cilët janë përfshirë shumë segmente. Janë përfshirë segmente nga Shërbimet Sekrete, segmente të tjerë, të cilët në bashkëpunim kanë vepruar. Nuk mund ta them me siguri por edhe shërbime sekrete të huaja kanë qenë në dijeni të këtij plani për vrasjen e Hajdarit. E them këtë pasi vrasja e tij ka qenë e përgatitur, nuk ka qenë momentale. Pas shumë analizave dhe fakteve të reja që unë kam arritur të mësoj del që ajo nuk ka qenë një vrasje momentale.

Çfarë faktesh apo informacionesh keni ju? Çfarë dispononi?
Janë tabulatet e telefonave që nuk janë paraqitur deri më sot në Gjykatë. Telefonave të Berishës, dhe Hajdarit, të cilët kanë qenë të regjistruara me emra të ndryshëm. Ato tabulate ekzistojnë.

Tabulate për ditën e vrasjes?
Po, për ditën e vrasjes dhe për orët e fundit. Ato që nga ora 3 pasdite, deri në momentin që ka arritur në Tiranë. Edhe telefonata e fundit që i është bërë atij. Janë të gjitha të regjistruara, nga kush është marrë, nga cilët numra telefoni. Janë këto telefonata që do të çojnë tek zgjidhja e këtij rrjeti të komplikuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here