Deputeti i PD-së Klevis Balliu akuzon Ramën se falimentoi ekonominë e shqiptarëve ndërsa pasuria e oligarkëve vetëm sa rritet çdo ditë e më shumë.
Balliu i referohet shifrave të Drejtorisë së Tatimeve të cilave më parë iu referua dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha sipas të cilave 1742 biznese u mbyllën vetëm brenda janarit.
“Rilindja ka falimentuar biznesin në Shqipëri” shkruan Balliu në një reagim në facebook .
“Edi Rama shkatërroi dhe falimentoj ekonominë e shqiptarëve ndërsa pasuria e oligarkëve vetëm sa rritet çdo ditë e më shumë.
Situata po bëhet shumë dramatikë për qytetarët shqiptarë, të cilët po mbyllin bizneset dhe po kërkojnë shpëtim larg atdheut. Po braktisin gjithçka, pasi në vend ka humbur shpresa, pasiguria është prezente ndërsa bandat dhe kriminelët kanë marrë në dorë zyrat e shtetit dhe biznesit.
Kjo situatë është e padurueshme. Qytetarët në mbarë vendin duhet të ngrihen në një revolucion popullor kundër bandave në pushtet. Nuk duhet të lejojmë që e ardhmja e vendit dhe e fëmijëve tanë, të rrezikohet nga krimi dhe bandat.”