Nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka quajtur 21 dhejtorin e vitit të kaluar, si datën e dytë pas asaj të 21 dhejtorit të Stalitni, që mban emrin edhe një prej zonave të Tiranës.
Në një status në FB, Luan Rama e quan 21 dhjetorin e 2017 si një referencë turpi, ku Shqipëria votoi kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!
Statusi i Luan Ramës në FB
Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!…
Eshtë një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.
Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!
E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!