Lulzim Basha ngre alarmin:1747 biznese janë mbyllur vetëm në muajin janar

0
1280
Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari i PD, Lulzim Basha ngre alarmin se 1747 biznese janë mbyllur vetëm në muajin janar të këtij viti.

Sipas Bashës, kanë mbyllur qepenet për shkak të taksave të larta dhe rënies së konsumit.

“1747 biznese mbyllën qepenat për të mos i hapur më. Kjo shifër zyrtare, është vetëm për janarin që sapo kaloi, një përkeqësim prej 35 përqind krahasuar me një vit më parë.
1747 biznese që nuk munden më.
Zgjidhni vetë kujt i besoni, dokrrave që predikon Edi Rama për rritje dhe mirëqenie, apo vendimit të dhimbshëm që kanë marrë në janar 1747 biznese për të mos ushtruar aktivitetin, për shkak të taksave të larta, agresionit qeveritar, rënies së konsumit dhe mungesës së perspektivës.
1747 biznese vetëm në janar, që nuk munden më, janë ekonomia reale, janë dëshmia kritike per krizën e rëndë. Janë klithma urgjente për ndryshim të thellë politik dhe ekonomik”, shkruan Basha, cili publikon edhe një grafik me krahasimin e situatës me vitin e shkuar.

 

luli.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here