Majko takon zyrtaren e DASH: SHBA mbështet Shqipërinë për integrimin në BE

0
578

 

“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, ka deklaruar Zv. Drejtoresha e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore, Susan K. Falatko, gjatë takimit me Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.

Në vijim të vizitës në SHBA, Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko zhvilloi një takim të rëndësishëm në Departamentin Amerikan të Shtetit, i cili u takua me Zv. Drejtoren e Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore, Susan K. Falatko.

Në njoftimin për mediat bëhet e ditur se “gjatë bisedimeve me Susan K. Falatko, fokusi të ishte reforma në fushën e diasporës ndërsa ministri e informoi për arritjet dhe përpjekjet që po bëhen në këtë aspekt, në bashkëpunim me qeverinë”.

Ministri Majko foli gjithashtu edhe për rritjen e koordinimit me vendet fqinje, si një mënyrë për ta bërë më të efektshme punën në mbështetje të diasporës.

Po ashtu, një tjeter çështje e rëndësishme e prekur në bisedime ishte heqja e taksave të dyfishta mes dy vendeve, marrëveshje në fushën e sigurimeve shoqërore.

Gjatë bisedës u vu theksi tek rëndësia e marrëdhënieve të mira mes dy vendeve, ndërsa zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit shprehu mbështetjen në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“SHBA qëndron në krah të Shqipërisë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian”, ka theksuar në fjalët e saj, Zv. Drejtores së Zyrës për Çështjet e Evropës Qendrore e Jugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here