Mjeket dhe pedagoget pa paga, shkak nje problem ne VKM, reagon ministrja Nikolla…

0
848

 

Qe nga dhjetori asnje pedagog ne universitete publike, asnje infermjer dhe asnje mjek nuk ka marre pagen. Pedagogët e të gjitha universiteteve publike janë pa rroga në mes të dimrit. Rroga e janarit ka marrë rreth 10 ditë vonese.Ministria e arsimit thote se fajin e ka  një Vendim i Keshillit te Ministrave, i cili ka mbetur , pa u firmosur, dhe ky akt i pabërë, ka bllokur vartësa në ministrinë e arsimit dhe financave për të alokuar fondet.

Paga e dhënë në afatin e përcaktuar është serioziteti i shtetit, është imazhi i shtetit. është kontrata e mbajtur. Sepse në çastin kur shteti prish ose nuk respekton kontratën, atëhere edhe pala tjetër është e lirë të bëjë çfarë të dojë.  Dhe aq me teper kur behet fjale per profesione kaq serjoze sa mjeket dhe pedagoget.Vetem ne universitetin “Luigj Gurakuqi” ne Shkoder jane rreth 175 pedagoge te brendshem dhe rreth 200 pedagoge te jashtem te cilet nuk kane marre pagat e tyre.

Po ashtu ne spitalin Rajonal te Shkodres jane rreth 711 punonjes te administrates te cilet po ashtu jane pa marre paga qe nga muaji dhjetor. Per me teper ministria e arsimit dhe sporteve si dhe ajo e shendetesise kane zgjedhur te heshtin perballe ketij fakti. Pas shume dite ne heshtje, ministrja e arsimit she sporteve Lindita Nikolla, ka reaguar mesditen e kesaj te shtune teksa tha se ky ngerc tashme eshte kaluar, dhe marrja e pagave do te jete ceshtje ditesh.

Ndersa e vetmja shprese eshte qe keshilli i ministrave te kaloje sa me pare vendimin per pagat e ketyre punonjesve ne menyre qe mijera mjek, infermjer dhe pedagoge te marrin pagen e muajit janar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here