Rama me fermerët në Kukës, përgëzohet nga kryetari djathtë

0
795

Qeveria ju bën thirrje fermerëve, që të aplikojnë skemat e reja të biznesit në agroturizëm. Gjithkush që mund të ngrejë një ndërtesë me gjashtë dhoma për turistët, me një fermë të vogël dhe me një restorant familjar, merr statusin e agroturizmit dhe financohet nga shteti.

Për të forcuar këtë thirrje kryeministri dhe ministri Peleshi zhvilluan një takim me fermerë të Kukësit.

“Në gjithë qarkun e Kukësit kemi katër fshatra, Shishtaveci, Shtiqni, Valbona dhe Cahani, pra katër fshatra, pjesë e skemës së “100 fshatrave” ku ne mbështesim me prioritet strukturat e agroturizmit. Kemi bërë një standard, ku nëse ndërtohet një strukturë akomoduese me të paktën 6 dhoma dhe e shoqëruar me një fermë, merr statusin e agorturizmit dhe pastaj mbështetja nga AZHBR është e konsiderueshme”, u shpreh ministri Peleshi.

Kryeministri Rama ritheksoi nevojën për bashkim të fermerëve pasi sipas tij, nëse secili rri në ngastrën e tij, të gjithë humbasin.

“Të ndarë tek e tek, secili në atë ngastrën e vet, të gjithë humbasim. Nuk do mbështesim çdo gjë. Nëse dikush do të mbjelli banane, nuk e ndalon njeri, por nuk ka pse kërkon fare mbështetje nga programet e qeverisë. Sepse ne do mbështesim ato kultura që janë të studtriara si kultura me potencial të madh eksporti. Italia kishte 1/3 e këtyre që ka dhe kishte probleme të një niveli tjetër, por përsëri kishte probleme. Ajo që ndodhi është që i dhanë një mbështetje të madhe dhe agroturizmi sot është një burim i madh të ardhurash në fshat. Nëse ti ke një situatë gjeografike të vështirë, ke mundësi të kufizuara për të zhvilluar bujqësinë apo blegtorinë, por ke në atë situatë një përrallë natyrë e ndërton aty një bujtinë, me disa dhoma fjetjeje, një fermë të vogël, një restorant gjysmë familjar, ti ke mundësi të kesh gjithë vitin punë” – u shpreh Kryeministri Rama.​

Në takim mori pjesë edhe kryebashkiaku demokrat i Kuksit, Bashkim Shehu. Sipas zyrës së shtypit të kryeministrit, Shehu ka përgëzuar qeverinë për reformën e ujit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here