Sërish permbytje? Çfarë parashikojnë metereologët për sot dhe nesër…

0
1301

 

Duket se ende nuk ka ikur rreziku nga një tjetër situatë përmbytjesh, pas asaj që u shënua fundjavën e shkuar.

Metereologët parashikojnë që lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta, ndërsa lumenjtë e tjerë do jenë më të qetë.

PARASHIKIMI

Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM, rezulton se sot (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) lumi Drin, Buna dhe Liqeni I Shkodrës do të vazhdojnë të kenë prurje dhe nivele të larta. Lumenjtë e tjerë në të gjithë territorin nuk paraqesin rrezik.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.

RESHJET
Sot pasdite (e shtunë, dt.10) dhe nesër (e diel, dt.11) priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në lindje, në zonat malore priten reshje dëbore në 600m mbi nivelin e detit (në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).
(shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT
Nesër (e diel, dt.11) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 7 / 11
në vendet e ulëta: 7 / 10
në vendet malore: 0 / 4 °C.

ERA
Sot (e shtunë, dt.10) pritet të fryjë mesatare, deri e fortë në bregdet dhe veri-lindje, ndërsa nesër (e diel, dt.11) do të fryjë e lehtë deri mesatare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here