Shkëlzen Berisha jep alarmin për paktin me Grekët: Dy pasuritë që na marrin, na mbetet vetëm kripa…

0
1453

 

Djali i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar lidhur marrëveshjen e shumëpërfolur të detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Lajmin e dha fillimisht ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotcias, i cili tha se territori grek do të zgjerohet me 12 milje në territorin shqiptar, ndërsa në një intervistë për një media vendase atje tha se marrëveshja do të bëhet në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në muajin prill.

Ndërkohë, Shkëlzen Berisha shkruan në një status në facebook se grekët me këtë marrëveshje marrin dy pasuritë më të mëdha, naftën dhe gazin.

“Marrëveshja e Ramës: Greket marrin naftën dhe gazin, shqiptarët kripën”, shkruan djali i ish-kryeministrit.

xheni.jpg

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here