Vota kundër SHBA në OKB, deputeti i LSI: Rama i dha Shqipërisë 21 dhjetorin e dytë

0
581

Deputeti i LSI, Luan Rama ka ironizuar votën pro të Shqipërisë në OKB dhe kundër SHBA për çështjen e Jerusalemit në 21 dhjetor të vitit të kaluar. Përmes një statusi në Facebook, Luan Rama thotë se: ‘si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës’.

Statusi i plotë: 
Prej 21 dhjetorit, në 21 dhjetor dhe Edi Rama në mes!…
Është një shesh në Tiranë që të gjithë e njohin si “21 dhjetori” e këtë adresë të japin sa herë i referohen atij, emërtim i lidhur me faktin se aty pranë gjatë viteve të ndërtimit të socializmit, gjendej ndërmarrja e ndërtimit “21 dhjetori”, e pagëzuar kështu në kujtim të ditëlindjes së Stalinit.
Edhe pse Shqipërinë e sotme nuk e lidh më asgjë me Stalinin, 21 dhjetori i ditëlindjes së tij vazhdon të jetë toponimi i atij sheshi, si një referencë turpi prej një historie të shkuar!
E si të mos na mjaftonte 21 dhjetori i parë i Stalinit, Edi Rama i dha Shqipërisë edhe një 21 dhjetor të dytë, 21 dhjetorin e dytë të Edi Ramës, si një referencë tjetër turpi, e më shumë se kaq, edhe si referencë pabesie e mosmirënjohjeje ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me votën e Shqipërisë kundër nismës së Presidentit të SHBA në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here