Thursday, April 25, 2024
Home Aktualitet Zv/ministrja e Shëndetësisë shpjegon skemën e ndihmës ekonomike:Largohen abuzuesit

Zv/ministrja e Shëndetësisë shpjegon skemën e ndihmës ekonomike:Largohen abuzuesit

0
791

Në një dalje për shtyp, zv-ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri shpjegoi skemën e re të qeverisë për shpërndarjen e re të ndihmës ekonomike.

Kospiri: Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me nje mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të tatimeve, zyres se punesimit, te hipotekave, drejtorisë së transportit, sigurimeve shoqërore, etj, për vërtetësinë e tyre.

Procesi me pas vijon me verifikimin e situates në terren.

Ajo shtoi se tashmë familjet në nevojë do përfitojnë dyfish mbështetje sociale. Ndërsa abuzuesit do largohen nga skema.

Kospiri: Nepermjet kesaj skeme nuk rritet artificialisht numri i perfituesve të ndihmës ekonomike por targetohen me mire familjet e varfra. Masa e pageses tashme eshte e plote dhe eshte sa dyfishi I pageses se mepareshme.

Në fund, Kospiri dha shpresë edhe për punësimin e pjestarëve të familjeve në nevojë.

Kospiri: Megjithatë, edhe pas verifikimeve, nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi që tashmë bashkitë kanë marrë për ti mbështetur këto familje. Familjet aplikuese me pjesetarë në moshë punë listohen të parat në përfituesit e vendeve te reja te punes, permes nje marreveshje te Sherbimit Social Shteteror me Sherbimin Kombetar te Punesimit.

Qeveria ka deklaruar disa herë se do të rishikonte skemën e shpërndarjes së ndihmës ekonomike, për të shmangur abuzimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here