5 vende që duhet t’i vizitoni këtë vit

0
760

Barcelona, Spanjë

E vendosur në detin Mesdhe, Barcelona është një festë që nuk mbaron kurrë e aty ndihesh sikur vera zgjat me muaj e muaj të tërë. Stili i jetesës bohemian, arkitektura mahnitëse e baret e këndshme e bëjnë Barcelonën një qytet me të cilin do të bini në dashuri.

·         Punta Cana, Republika Domenikane

Në qoftë se ju duhet një zhdukje nga realiteti, ky është destinacioni i duhur për ju. Në këtë parajsë tropikale do të gjeni plazhe të mrekullueshëm me rërë të butë e palma që t’ju bëjnë hije dhe që janë perfekte për disa shkrepje Instagrami. Vërtet që do t’ju duhet të shpenzoni goxha për një udhëtim në Punta Cana por pak ditë atje do t’ju japin disa kujtime që vështirë se do i harroni ndonjëherë.

·         Bali, Indonezi

Kur mendon për një destinacion të qetë, ekzotik, Bali është i pari që të vjen në mendje. Ishulli indonezian ka një natyrë fantastike; aty do gjeni gjithçka: fusha të mbjella me oriz, vullkane aktive, xhungla e plazhe tropikale. Dhe e sigurtë që nuk do të shihni ndonjë perëndim më të bukur se në Bali.

·         Maldive

Doni të dini si duket parajsa? Shkoni në Maldive. Aty do të gjeni plazhet më të pastër në botë dhe një kulturë unike që është një përzierje e asaj indiane, tailandeze dhe e Lindjes së Mesme. Falë bukurisë së natyrës dhe restorteve fantastike, Maldivet janë një nga destinacionet e preferuara për muaj mjalti.

·         Las Vegas, Nevada

Ky qytet njihet për hotelet, restorantet e sigurisht jetën e natës që nuk fle kurrë. Doni të kërceni? Të shkoni në casino? Apo preferoni të shihni një shfaqje cirku? Las Vegas ka diçka për t’i ofruar kujdo prej jush!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here