Administrata e Universitetit të Tiranës, prej Janarit është pa rroga.
Edhe pse sot është data 10 shkurt, ende nuk kanë dalë rrogat e muajit janar të cilat duhet të kishin dalë me kohë.
Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla nëpërmjet një deklarate, kërkoi ndjesë ditën e sotme, duke premtuar që ditën e hënë do paguhen të gjithë pedagogët.
Deputetja e PD, Albana Vokshi, e quajti deklaratën e ministres Nikolla si një ndjesë hipokrite dhe se nëse është e paaftë të japë dorëheqjen menjëherë.
Sipas deputetes, e gjitha kjo bëhet për të nënshtruar pedagogët dhe elitën e vendit.
“Po shkatërron arsimin e lartë, dhe qëllimshëm nuk janë miratuar 20 akte nënligjore”- u shpreh Vokshi.