Zbardhet dëshmia e tre të arrestuarve për atentatin ndaj Lulzim Kullës.
Bëhet fjalë për ngjarjen e ndodhur më 13 janar në lagjen “Rus” në Shkodër, ku si pasojë e shpërthimit të një objekti që ishte në pronësi të biznesmenit mbetën të plagosur 8 persona, mes tyre edhe Kulla.
3 të arrestuarit Endri Çopaj ,Argel Lulajn dhe Serxho Teta i mohuan akuzat për ngjarjen. Sakaq, Çopaj u shpreh se kishte shkuar në Shkodër për të blerë lëndë narkotike, ndërsa dy të tjerëtkishin shkuar për ta shoqëruar atë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.
Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj vepre penale.