Me 15 mijë ton prodhim vetëm për vitin 2017, malësia e madhe mban vendin e parë në Shqipëri për kultivimin e bimëve mjekësore.
Agim Rama, Shef i Zyrës së Bujqësisë, Malësie e Madhe: Kemi prodhuar rreth 5 mijë tonë të thata dhe rreth 10 mijë ton bimë të njoma.
Disa qindra familje të zonës e kanë shndërruar kultivimin e sherbelës, rozmarinës, livandës apo timusit në një biznes që u siguron të ardhura të kënaqshme. Ndërsa tre apo katërfishimi i prodhimit ka bërë që eksportet mbërrijnë deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Rama: Në vitin 2010, kanë qenë 660 hektarë, ndërsa në 2017 janë 4 50 ha të mbjella me bimë aromatike ku vendin e parë e zë sherbela.
Por mungesa e subvencioneve dhe ndryshimet e shpeshta të skemës janë shqetësimi kryesor për fermerët e Malësisë. ata tashmë presin një skemë të re të posaçme vetem për ata që kultivojnë bimët aromatike
Rama: Në periudhën 2007-2013, është i ulët efektiviteti i këtyre investimeve në favor të fermerëve.
Formalizimi i fermerëve ka ndikuar ne nënshkrimin e kontratave per tregtimin e këtyre prodhimeve. Ndërsa duke duke parë këtë traditë të mirë, në Malësi të Madhe do të ndertohet edhe një fabrike per përpunimin e këtyre bimeve aromatike – mjekësore, që janë sot një prej markave më të preferuara jashtë territorit Shqiptar.