Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar për fitoren këngëtarin shqiptar Ermal Meta, i cili rrëmbeu dje trofeun e ‘Sanremo 2018’.
Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut Berisha theksoi se ky është triumfi me i fuqishëm në jetën e këtij festivali, ku fitoi një i huaj.
MESAZHI I BERISHËS
Ermal Meta ngadhenjeu ne festivalin e Sanremos!
Ky eshte triumfi me i fuqishem ne jeten e ketij festivali. E fitoi nje i huaj dhe nje kengetar qe padrejtesisht po e skualifikonin per te mos fituar.
Nje urim te perzemert fitimtarit miq, per suksesin e jashtezakoneshem. Urime!! sb