Ermal Meta dhe Fabrizio Moro, me këngën e tyre “Non mi avete fatto niente”, janë fituesit e Festivalit të “Sanremo”-s në Itali. Shqiptari ka marre urime nga te gjithe duke perfshire ketu edhe artiste e muzikantet. Sefundmi edhe kengetari  i madh shkodrane Frederik Ndoci e ka uruar Meten. Permes nje statusi ne fb ai shkruan se u rriten me Sanremon nen diktature dhe frike por sot, Sanremoja eshte e Shqiptareve:

“E verteta asht se ne u rritem me Sanremo ( ilegalisht me kanoqe) nen diktaturen ma te eger nder diktatura, 
Ishte sanremo qe lehtesonte dhimbjet e plagve tona, ishte me pas hit parade me kenget e Sanremo qe ua mesonim tekstet permendesh dhe i kendonim fshehtas vesheve te spiuneve qe sot kan atdheun Tim ne dor si nje cante b….
Ishte inferioriteti yne per boten pertej detit, mendonim se e bukura na kish harrue,
Dhe si I burgosuri qe nuk ngopet me aromen e puhizes qe i vjen nga dritarja e çelise, pranverave te destinuara ne ngujim,.
Ja tani italia gjunjezohet para aftesive tona shqiptare, te cilat na u privuan, dhe sot pak nga pak po i ngjiten mozaikut te artit botnor.
Ngjyra qe i munguan botes, sot po penelohen qartë.
Na e deshem boten lirin, bota pak na desh e liria aspak.
Elhaida Dani, dhe Ermal Meta mesangjer te shpirtit tone te pluhuruem, po tregojn se ne e njohim ma mire muziken e tyre se ata vete.
Urime artist..perlotohem sa vone me dergoi Zoti ne itali, ne vitet 1991 si refugjat dhe u tregova se jam vetem nje molekul nga albania me artin tim, qe e adhuruan shum gjer sa e moren vesh nga vija.
Sonte ata jane te mundur nga aftesia jone e shkelur e shtrydhur e baltosur nga fati yne i pa fat.”

LEAVE A REPLY