Grabitën argjendarinë në Shkodër, autorët  në Gjykatë: Bizhutë i shitëm

0
1837

 

Katër ditë pas arrestimit, dy grabitësit e argjendarisë në Shkodër kanë dalë përpara Gjykatës. Françesko Vukaj 23 vjeç dhe Iraldo Filipit 28 vjeç janë në arrest me burg. Ata kanë pranuar përpara akuzën e vjedhjes së argjendarisë.

Vukaj dhe Filipi kanë deklaruar se bizhutë i kanë shitur në Tiranë dhe Shkodër, ndërkohë që është ngritur një grup hetimor për verifikimin dhe gjetjen e bizhuterive të vjedhura. Mësohet se pjesa më e madhe e bizhuterive janë gjetur në disa argjendari.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here