Izet Haxhia: Berisha, vrau shpresat e shqiptarëve

0
770

Në ditët e fundit në Turqi, para se të ekstradohet në Shqipëri, Izet Haxhia rikujton ngjarjet në vitet e para të ’90, ndërsa vijon akuzat ndaj ish-kryeministrit dhe kryetarit të PD, Sali Berisha. Haxhia, që ka qenë bodigardi i Berishës statusin e shoqëron me pamjet e mitingut të 22 marsit të 1992, ndërsa shprehet se ish-kryetari i PD “Ky tradhtari dhe mashtruesi që unë i mbrojta jetën me trupin tim, ashtu i pangrënë, i pafjetur por me idealizëm të pastër ishte vrasësi i këtyre shpresave”.

Haxhia thotë se Berisha është besëprerë dhe armik i shqiptarëve “që na mbushi me urrejtje për vëllezërit tanë që kishin bindje të kundërta politike me neve, që krijoj përçarje krahinore e fetare, që mbushi partinë që e vodhi me dredhitë e intrigat e tij epike, me spıunë të sigurimit, spıunë të UDB serbe dhe hajdute ordinere”.

Pas miratimit nga autoritetet turke, Izet Haxhia pritet që në ditët në vijim të ekstradohet në Shqipëri. Ish-bodigardi ka denoncuar skandale, ndërsa ka akuzuar familjen e ish-kryeministrit Berisha si të përfshirë në shumë afera. Ekstradimi i Haxhisë mund të jetë për ta marrë edhe si dëshmitar për dosjet rënda politike.

STATUSI I IZET HAXHISE
Kjo eshte nje vıdıo e vitit 1992 ne fushaten elektorale te 22 marsit .Pamje te tiila ka pasur pothuajse ne çdo miting te asaj fushate te shpreses per popullin e vuajtar ,qe shpresonte per nje epoke te re ,ku te sundonte ligji ,demokracia ,liria per te gjithe .Por ky tradhetari dhe mashtruesi qe une i mbrojta jeten me trupin tim ,ashtu i pangrene ,i pafjetur por me idealizem te paster ,ishte vrasesi i ketyre shpresave .İshte ky besprere dhe armik i Shqiptareve ,qe na mbushi me urrejtje per vellezrit tane qe kishin bindje te kunderta politike me neve ,qe krijoj perçarje krahinore e fetare ,qe mbushi partine qe e vodhi me dredhite e intrigat e tij epike, me spıune te sigurimit ,spıune te Udb serbe dhe hajdute ordinere .

Ketij spiuni dua ti them se po vjen dita qe te ballafaqohem me te perpara drejtesise ,dhe aty perballe meje do ti beje radigrafine e tij te plote te nje krimineli ,te pabesi e tradhetari frikacak..Mos u mundo qe me ane te kalemshitureve te tu ne media te shpifesh e sajosh genjeshtra qe i ke per profesıon ,,sikur une paskam bere marveshje e pazare me keta narkotrafikantet e perverset qe jane ne pushtet ,ju jeni i njejti brume ,jeni pjelle e te njejtit bark te kulshedres sllavo -komuniste .Ju beni pazare me njeri -tjetrin ,ziheni diten e ndani prene e grabitur nga Shqiptaret naten.Une ne jeten time as nuk kam bere ,as nuk bej pazare me askend ,edhe po te jem para vdekjes apo sikur gjithe jeten ta mbyll ne burg .Po ku keni dinjetet apo karakter ju o minj halesh te kuptoni nga keto gjera .Burgu eshte per burrat ,ndersa ju e felliqni edhe burgun sepse jeni me keq se laviret …

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here