LSI nxjerr fotot: Ja personi që Rama emëroi drejtor, ishte liruar nga detyra për shkelje

0
1231

Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë sot një denoncim publik, ndërsa nuk kursen sulmet për kryeministrin Edi Rama.

Përmes një mesazhi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut, deputeti i LSI-së Endrit Brahimllari, ka publikuar disa foto ndërsa shkruan se Ledio Gjyles, drejtor i Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, ishte liruar më parë nga detyra për shkelje administrative.

Postimi i Braimllarit
Kryeministri mashtrues emëron militant të Rilindjes.
Kryeministri ka emëruar Ledio Gjyla drejtor të Bordit të Kullimit për qarqet Fier, Vlorë dhe Berat, i liruar më parë nga detyra për shkelje administrative. Ky është një Kryeministër që mashtron çdo ditë duke thënë se po reformon administratën publike. I thotë shqiptarëve që nuk ka më emërime politike dhe çdo gjë bëhet me konkurs. Si ka mundësi që konkurset “fiktive” i fitojnë vetëm njerëzit e Rilindjes???!!!#kryeministrimashtrues.
1

2

3

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here