Nuk kemi qënë kurrë në Shkodër, Gjykata jep masen e sigurisë për 3 të arrestuarit e atentatit në Shkodër…

0
1171

Tre autorët e dyshuar të atentatit me 8 të plagosur që ndodhi në Shkodër më 13 janar kanë dalë sot para togave të zeza.

Endri Çopja, Argel Lulaj si dhe Serxho Teta janë dërguar në Gjykatën e Shkodër nën masa të rrepa sigurie, ndërsa në këtë institucion ka prani të mëdha të forcave policore.

Gjykata e Shkodres ka dhene masen e sigurise “arrest me burg” per tre te arrestuarit.

Sipas burimeve brenda salles se gjyqit te akuzuarit nuk kane pranuar lidhjen me krimin: Nuk kemi qene kurre ne Shkoder, nuk kemi lidhje me ngjarjen.

Avokati mbrojtes Genc Gjokutaj nuk ka qene dakord me masen e arrestit me burg per klientet e tij.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi më 13 janar në lagjen ‘Rus’ në Shkodër, ku lënda plasëse i ishte vendosur në një motoçikletë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here