Paloka prokurorisë:Ministrat e aferave te zeza

0
585

Numri dy i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme të japë sqarime nëse zotëron përgjime të dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri në komunikime me personazhe të cilat i implikojnë këta dy ministra në afera kriminale dhe korruptive.

“Pas Sajmir Tahirit, këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij më të zeza.

Jo më kot për këta të dy u krijuan dhe dy super-ministritë të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë.

Informacione mbi ekzistencën e përgjimeve të këtyre ministrave vijnë dhe nga burime të tjera.

Prokuroria duhet patjetër të reagojë e të prononcohet nëse janë apo jo të vërteta çfarë ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet”-pyet deputeti demokrat, Edi Paloka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here