Paloka shkruan në një postim në rrjetet sociale se informacione mbi ekzistencën e përgjimeve të ministrave Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri vijnë edhe nga burime të tjera.
“Në media , ditët e fundit janë ngritur akuza publike se prokuroria zotron përgjime të dy ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri në komunikime me personazhe të cilat i implikojnë këta dy ministra në afera kriminale dhe korruptive, lidhur me cështjen e inceneratorëve. Biseda ku flitet për shuma të mëdha parash dhe zgjedhjet parlamentare
Pas Sajmir Tahirit , këta dy ministra, njihen si dora e Ramës në aferat e tij me të zeza. Jo me kot për këta të dy u krijuan dhe dy superministritë të cilat praktikisht përmbledhin shumicën absolute të fondeve të gjithë qeverisë.
Informacione mbi ekzistencen e përgjimeve të ketyre ministrave vijnë dhe nga burime të tjera.
Prokuroria duhet patjeter të reagojë e të prononcohet në se janë apo jo të vërteta cfarë ngrihet nga mediat dhe pse nuk veprohet.
Cfare pritet që Rama të sanksionojë me ligj paprekshmërinë e ministrave të tij duke legjitimuar rastin Tahiri …???”, shkruan Palo