Saturday, January 25, 2025
Home Aktualitet Reshje intensive dëbore në verilindje e juglindje, në disa zona arrin në...

Reshje intensive dëbore në verilindje e juglindje, në disa zona arrin në 40 cm

0
936
epa04478423 A view of the snow-covered landscape in Sargans, eastern Switzerland, 06 November 2014. EPA/GIAN EHRENZELLER

Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive dëbore, duke krijuar vështirësi në disa zona. Në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës, trashësia e dëborë arrin në 25 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë ende.

Disa fshatra janë bllokuar në njësinë administrative të Lurës, Kalanë e Dodës dhe në Selishtë në rrethin e Dibrës.

Në disa fshatra në këtë zonë, trashësia e dëborës është 35 cm, ndërsa reshjet intensive vijojnë ende.

Edhe në Qarkun e Korçës ka reshje dëbore, ku trashësia në disa zona arrin në 40 cm, ndërsa rruga drejt fshatit turistik të Dardhës kalohet vetëm me zinxhirë.

Reshje dëbore po bien edhe në zonën e Devollit, por aksi kombëtar Korçë-Kapshticë është i hapur dhe lëvizja e automjeteve bëhet pa probleme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here