Këtë vit, rrobat xhins, kanë bërë një hap të madh kurajoje dhe cilësie (mund të konsiderohet i tillë vetëm për ata që e pëlqejnë shumë). Gjatë pranverës së vitit 2018-të, sfilatat sugjerojnë që të vishesh e gjitha në xhins.
Këmishë me pantallona, fustan me xhaketë…çfarë të kesh në dollap, vishe! Sigurisht, nëse edhe ty të pëlqen dhe ndihesh rehat. Për shembull, pantallonat e gomuara të xhinsit, qëndrojnë mirë me një këmishë dhe xhup xhins.
Mos e teproni duke vënë edhe kapele! Mund ta thyeni look-un me një rrip lëkure dhe aksesorë të tjerë që mund të ngjiten në xhinse. Disa nga idetë po i sjellim përmes fotografive!