Thikë në gjoks e bark të riut shqiptar, arrestohen dy reperët italianë

0
884

Dy reperë italianë Emilio Finizio, 36 vjeç, i njohur me emrin e artit “Malacarne” dhe Juri Margini, 22, kanë përfunduar në burg me akuzën e tentativës për vrasje.

 

Prokuroria e Reggio Emilias në Itali i akuzon dy djemtë për plagosje me thikë të shtetasit shqiptar Aldi Shpijati, 22 vjeç.

Sulmi me thikë erdhi pas një grindje të ndodhur në 4 shkurt të vitit të kaluar në Scandiano, jo shumë larg nga stacioni kryesor i trenit në Reggio Emilia.

I riu shqiptar, sipas raportimin të autoriteteve vendase ndërhyri në mbrojtje të disa bashkëatdhetarëve të tij, dhe u godit me thikë në bark e gjoks nga dy persona.  Hetimet e bëra çuan në arrestimin e dy reperëve. Juri Margini u arrestua në shtëpinë e tij në Viano, ndërsa Malacarne u gjurmua nga policia e Xhenoas dhe kështu përfundoi në pranga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here