Vasili: Qeveria u dënua me 70 mln euro, sa ka filluar të konsumohet tragjedia

0
773

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili deklaroi se Gjykata Ndërkombëtare ka dënuar Shqipërinë me 70 milionë euro.

Vasili i adresoi të gjitha fajet kryeministrit Edi Rama, ndërsa theksoi se shkak është bërë prishja e njëanshme e kontratave. Ai shtoi se me 70 milionë eurot vetëm sa ka filluar të konsumohet kjo tragjedi për shqiptarët.

MESAZHI I VASILIT
Pata paralajmëruar kryeministrin: 2 miliardë euro dhe ja, erdhi denimi i parë 70 milionë euro.
Pata paralajmeruar disa here se rrezikohet te humbase deri ne 2 miliard euro Shqiperia ne gjyqet ndërkombëtare.
Si minister i drejtesise ne ate kohe, kryeministrin e kam informuar me shkrim per emergjencen e jashtezakonshme financiare, qe kercenonte financat e Shqiperise.
Per fajin e kryeministrit brenda tre javesh Shqiperia u denua me me shume se 70 milion euro nga gjykatatat Nderkombetare.
Po jua perseris eshte emergjence financiare e frikshme dhe mbi kryeministrin rendon pergjegjesia kriminale edhe veprimeve shkaterrimtare financiare te tij me prishjen e njeanshme te kontratave, por edhe mosveprimeve te tij, pasi edhe pse u informua me shkrim per situaten, nuk levizi as gishtin dhe nuk beri asgje.
Me 70 milionë eurot vetem sa ka filluar te konsumohet kjo tragjedi per shqiptaret.
70 milion euro te humbura janë shume me shume se parate, qe shpenzohen per ilace nga te gjithe spitalet e vendit,70 milion jane te mjafta per te ndertuar 2 spitale te reja moderne,70 milion mjaftojnë për qindra qendra shëndetësore moderne.
Te nderuar miq te medias Informacionin me shkrim qe i eshte derguar kryeministrit nga une mund ta rilexoni serish me poshte.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here