Vrasja e Devi Kasmit, speciali grek mohon akuzat: S’ka prova, më kapën vetëm prej mjekrës

0
997

Efthimiou Efthimious, i akuzuari për vrasjen e Dëfrim Kasmit në Tiranë javë më parë, në një intervistë për mediat greke ka folur nga burgu i Bradasheshit, ku ndodhet në paraburgim.

Ish-speciali grek ka mohuar edhe njëherë të ketë pasur gisht me këtë akt, duke u shprehur se “është tragjike kjo që po i ndodh. Është një gabim shumë i madh”.

“Jam stërvitur në jetën time vetëm për të mbrojtur jetë dhe jo që të marr jetë.  Policia shqiptare donte që të gjente një viktimë që të lehtësonte veten nga çështja dhe gjeti dike, pasi kishte siguruar disa të dhëna mbi gjatësinë dhe mjekrën e vrasësit, që përputhen me mua. Pa asnjë fakt e prove, pa pistoletë pa shenja gishtash pa ADN,” është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here