Qeveria shqiptare ka dorëzuar në Kuvend një raport prej 23 faqesh ku shpjegon se si ministritë kanë punuar me “detyrat e shtëpisë” për integrimin, në përmbushje të prioriteteve për hapjen e negociatave për anëtarësim në qershor. Në dokumentin e siguruar nga Report TV, sa i takon klimës politike, qeveria e konsideron marrëveshjen e 18 majit një provë të angazhimit të ekzekutivit për konsensus politik që ndikoi pozitivisht në procesin e integrimit.
Këto, sipas raportit janë 1.7 milionë rrënjë më pak, krahasuar me vitin 2016. “Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, rënia me 1.722.789 në numrin e bimëve narkotike të asgjësuara dhe me 3476 në numrin e parcelave të identifikuara, është rezultat i reduktimit në nivele domethënëse të kultivimit të kanabisit.
Rezultatet në identifikimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike ishin gjithashtu pasojë e bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, përfshi misionet e fluturimit me Guardia di Finanza të Italisë”, thuhet në raport. Raporti vlerëson se provat e para të Vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe Vettingu shtesë në polici, do të jenë elementë favorizues që Shqipëria të hapë negociatat. Por me hartimin e legjislacionit të përafruar që kërkon Bashkimi Evropian, Shqipëria ke ende shumë për të bërë: dhjetëra projektligje dhe akte nënligjore duhet të miratohen nga parlamenti dhe qeveria